Të gjitha masat që i kemi ndërmarrë mendoj se janë të mira dhe kanë dhënë efektin e pritur. Respektohen rregullat dhe mund të konstatojmë se shkollat nuk janë transmetues të virusit. Kemi më pak se një për qind nxënës dhe arsimtarë të infektuar në shkolla. Këshut që tani për tani shkollat mbeten të hapura për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën dhe për nxënësit e klasave më të larta ku ka mundësi të përcillet mësimi nga klasa. Për çfardo lloj ndryshimi opinioni do të njoftohet me kohë, thotë në intervistën e saj për MIA ministrja për arsim dhe shkencë, Milla Carovska.
Ajo është e kënaqur se si po zhvillohet mësimi nga fillimi i vitit shkollor, duke thënë se mbi 90 për qind e nxënësve në vend me sukses po e përcjellin mësimin on-line, kurse po zvogëlohet edhe numri i nxënësve që nuk kanë pajisje të nevojshme elektronike.
Për notimin e ardhshëm dhe sa mund të jetë objektiv nga distance, ministrja Carovska thotë se ekziston mundësia që të organizohet notim edhe me prezencë fizike nën protokolle të rrepta, transmeton gazeta Lajm.
Carovska në intervistë thotë se MASH përmes bllok-dotacioneve ka siguruar para që të paguhet puna jashtë orarit e arsimtarëve, të cilët për shkak të protokolleve shëndetësore për mësim me maksimum 20 nxënës në klasë, punojnë me dy grupe në të njëjtën klasë. Pret që arsimtarët të marrin të ardhurat plotësuese duke theksuar se ky është edhe obligim ligjor.