Fondacioni i Shkencës dhe Kulturës “D I T U R I A” shpall konkurs për vitin akademik 2020/2021 për studentët

Fondacioni i Shkencës dhe Kulturës “D I T U R I A” shpall konkursin e hapur të bursave për vitin akademik 2020/2021 për studentët e susksesshëm të shpërndarë në të gjitha universitetet e R. Maqedonisë së Veriut. I. DHËNIA E BURSAVE PËR STUDENTË TË TALENTUAR (50 BURSA MERITORE DHE 10 BURSA SOCIALE) KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE I. Të drejtën e bursës e kanë kandidatët që mësojnë në Universitetet dhe fakultetet e RMV-së. II. Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet vijuese: a) Studentët e vitit II, III, IV dhe V gjatë viteve të mëparshme duhet të kenë arritur sukses me notë mesatare mbi 8 (tetë)-STUDENTËVE, QË NUK E KANË MESATAREN MBI 8 TETË, NUK DO JU PRANOHET DOKUMENTACIONI. b) Të mos kenë përsëritur gjatë vitit arsimorë; c) Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga institucionet apo ndërmarrjet tjera; DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PJESËMARJE NË KONKURSIN PËR BURSA 1. CV (biografi), email adresën dhe numrin e celularit. 2. Kopje të indeksit (dy faqet e para – faqen e fotografisë dhe faqen ku është regjistruar semestri i fundit). 3. Vërtetim i notave ku mund të shihet nota mesatare (Në fakultetet që ky dokument është me pagesë, ata student do ti sjellin vetëm fotokopjet e notave që i kanë marrë në indekset e tyre). 4. Për studentët e vitit II, III, IV, V dhe VI vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2020/2021, si dhe vërtetim me numrin e provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet e mëparshme; 5. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes (për anëtarët e pensionuar – fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale – fletpagesën e ndihmës sociale, për ata që nuk punojnë – vërtetim nga Enti i Punësimit se nuk janë në marrëdhënie pune); 6. Kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit. VLERA E BURSAVE Vlera e bursës për studentët për vitin akademik 2020/2021 do të jetë : * 6.000,00 denarë për çdo muaj. Bursistëve do t’u ndahet bursë 9 muaj në vit (aq sa zgjatë viti akademik shkollor), ndërsa pagesa do të bëhet çdo muaj. Kandidatëve që u është ndarë bursa, e kanë të drejtën e shfrytëzimit të bursës nëse gjatë shkollimit e ruajnë suksesin e nevojshëm dhe kushtet e parapara me marrëveshjen për shfrytëzimin e bursës. IV. VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE Dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në zyrat e Fondacionit të Shkencës dhe Kulturës “Dituria”, Bulevardi vëll. Gjinoski, Rruga Koço Zozi, nr. 41. Dokumentacioni dorëzohen në afatet vijuese : * prej 29.10.2020 deri më 07.11.2020, çdo ditë përpos ditës së diel brenda orëve 12.00-16.00. Gjatë dorëzimit të dokumentacionit për bursë studentore, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin. Për rezultatet e konkursit, studentët do të informohen përmes faqes tonë në Facebook si dhe në zyrat e Fondacionit të Shkencës dhe Kulturës “Dituria”. S Q A R I M 1. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati. 2. Dokumentet e kandidatëve që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, gjegjësisht që nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të merren në shqyrtim. 3. Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet prapë, pra mbetet në arkivin e Fondacionit. 5. Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i futur në zarf. 28.10.2020 Drejtoria e Fondacionit