Nxënësit të cilët kanë zhvilluar mësim me mësuesin e infektuar në shkollën fillore të Qendrës “Dimitar Milladinov” nga sot do të ndjekin mësimin online.
Në oborrin e shkollës kemi parë vetëm fëmijët të cilët nuk kanë mbajtur mësim me mësuesin e infektuar. Siç mësohet nga ana e prindërve dhe udhëheqësia e shkollës, fëmijët që kanë mbajtur mësim me mësuesin e infektuar ditën e enjte dhe të premte, janë në izolim për dy javë
Por pse u lejua që fëmijët të shkojnë në shkollë të hënën dhe të martën, kur të dielën u bë e ditur së mësuesi është i infektuar me korona!? Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se zyrtarisht as sot nuk e kanë pranuar njoftimin se mësuesi është i infektuar dhe prandaj fëmijët dje kanë shkuar në shkollë. Nga drejtoria refuzojnë të japin deklaratë, edhe pse mohojnë se informacionet janë përcjellë me vonesë. Thonë se dje e kanë marrë informacionin nga mësuesi se është i infektuar.
“Nëse konkretisht ju intereson se pse dje ishin në shkollë, për shkak se dje gjatë ditës e kemi marrë vendimin për kolegun se duhet të shkojë në shkollë”, tha një udhëheqëse e shkollës “Dimitar Milladinov”.
Por prindërit dje u ankuan edhe pse nuk janë përfshirë në anketën epidemiologjike. Nga qendra e shëndetit publik thonë se përfshirja e të gjithë prindërve do ta rëndonte edhe më shumë procesin, ndërkaq sqarimin për këtë para kamerës e dha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik.
“Gjatë anketave epidemiologjike pyetet: rasti që është Kovid-19 pozitiv dhe të gjitha kontaktet. Kjo nënkupton se pyeten, jashtë përgjegjësve të shkollave, mësimdhënësit dhe sigurisht pyeten edhe familjarët dhe prindërit e tyre”, u shpreh Shaban Memeti – Drejtor i ISHP-së.
Nxënësit as sot nuk i kanë marrë vendimet për izolim, por online mësimin do ta ndjekin dy javët e ardhshme. Kjo vlen për fëmijët që edukatë fizike kanë mbajtur ditën e enjte dhe të premte. Ndërkaq, nxënësit që kanë mbajtur ditën e hënë edukatë fizike, në izolim do të jenë për 10 ditë. /TV21