MASH-i përgenjeshtroi UNSHM-në, Hodai: Kjo plaftormë dështoi, në vete ka harxhime indirekte

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një kumtese demantojnë pohimet e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për atë se Platforma Kombëtare ka kushtuar 15,5 milion euro. Megjithatë, Hodai nga UNSHM-ja kërkon falje për gabimin e paqëllimshëm dhe thekson faktin se Qeveria e RMV-së në tetor ka harxhuar 15,5 milion euro për softuer të cilat ishin të porositura për qëllime edukative, shkruan Portalb.mk.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës potencojnë se Platforma Kombëtare është prodhim i Fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe MASH-t dhe se për shpenzimin e saj, nuk është harxhuar asnjë denarë.

Mila Carovska

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës  përgënjeshtron pohimet e UNSHM- së se platforma online kushton 15,5 milion euro. MASH sikurse paraprakisht ka njoftuar opinionin se platforma online është tërësisht pa pagesë dhe është prodhim i punës së përbashkët të përfaqësuesve të Fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike, Byros për Zhvillimin e Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe se për krijimin e tij nuk është shpenzuar asnjë denarë. Platforma është funksionale dhe nga fillimi i vitit deri më tani 80 % e nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore me sukses e ndjekin mësimin dhe janë të kënaqur  me modelin e ofruar. Të tjerët rreth 20% nuk kanë problem me platformën por me lidhjet e internetit ose me  pajisjet  për çka MASH-i është në koordinim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e shkollave për zgjidhjen e këtyre sfidave” deklaruan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Hodai nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme pranoi se ky ka qenë një gabim i paqëllimshëm. Megjithatë, ai publikoi fakte për atë se në gusht të 2020 Qeveria e RMV-së kishte nënshkruar marrëveshje prej 15,5 milion eurosh për softuer të cilat siç thuhet në prokurimin publik, “duhet të jenë për qëllime edukative”.

Blendi Hodai
Blendi Hodai

“Bëhet fjalë për një gabim gjuhësor, gjegjësisht gabim gjatë përkthimit. Po, Platforma Kombëtare nuk ka kushtuar drejtpërdrejt 15,5 milion euro, megjithatë, për fat të keq eshtë bë një gabim pa dashje gjatë formulimit të fjalisë dhe përkthimit. Platforma Kombëtare është pa pagesë, mirëpo Qeveria e Maqedonisë së Veriut në gusht të 2020 kishte nënshkruar marrëveshje për licenca softuerike të cilat kishin çmimin e 15,5 milion eurpve. Ndërkaq te lloji i softuerëve, shkruhet se kanë të bëjnë specifikisht për (Enrollement for Education Solutions) që i bije se të njëjtat janë porositur për qëllime të procesit arsimor apo edukative siç edhe shkruhet në prokurimin publik. Gjithashtu, në marrëveshjen ceket edhe Microsoft, kurse të gjithë e dijmë se kjo e fundit është pjesë e rëndësishme e mësimit online. Marrëveshja është publike në Byronë për Prokurime Publike. Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme nuk ka shpërndarë dhe nuk do të shpërndaje asnjëherë lajme të rreme apo dezinformata. Është e pamundur që për një organizatë e cila lufton për mësim mediatik në procesin arsimor të bëje diçka të tillë. Megjithatë, kërkojmë falje masës në qoftë se kemi shkaktuar konfuzion. Edhe pse Platforma Nacionale është krijuar pa pagesë, ajo në vete përmban harxhimet indirekte” theksoi Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.

Ndryshe, edhe pse paraprakisht Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kishte pranuar të mësimi të zhvillohet online dhe njëkohësisht të ndiqet situata epidemiologjike, dje dolën me vendim se po e shqyrtojnë mundësinë e bojkotit të mësimit në internet, për shkak se sipas tyre, platforma nuk funksionon ashtu siç duhet.