MASH: NË IZOLIM 53 NXËNËS DHE 8 MËSIMDHËNËS

MASH-i njofton se nga fillimi I vitit shkollor e deri më tani, në izolim janë gjithsejt 53 nxënës dhe 8 mësimdhënës. Në të gjitha shkollat ku ka raste pozitive në kuadër të mësimit me prezencë fizike – sic thuhet në komunikatë – veprohet me kohëm konform protokolleve dhe algoritmeve, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit dhe të mbrohen nxënësit tjerë.

Njoftohet se 6 nga 8 mësimdhënësit nuk kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijët, për shkak se mësimin e zhvillojnë online.

Nga mbrëmë në izolim janë edhe 10 nxënësi të Klasës së Dytë në SH.F “Koço Racin” në f.Podaresh – Radovish, prej se një nxënës ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Tash për tash nuk ka mësimdhënës të prekur apo të izoluar në këtë shkollë.

Dy mësimdhënës që kishin punuar me prezencë fizike në SH.F “Goce Dellçev” dhe një nxënës janë pozitiv me COVID-19, kurse 39 fëmijë nga shkolla e njëjtë nga dje, si mënyrë preventive, janë në izolim.

Tre fëmijët tjerë që janë pozitib janë raste individuale. Njëri në SH.F  “Andreja Savevski – Kikish” në Tetovë, dhe një tjetër në SH.F “Vanço Prke” – Shtip dhe një tjetër në SH.F “Kirili dhe Metodi” – Koçanë.

Sic thuhet në komunikatë, MASH-i në nivel ditor ndjek situatën me COVID-19 nëpër shkolla dhe bën thirrje për respektimin e masave dhe protokolleve. Në vecanti u bëhet thirrje mësmidhënësve që me seriozitetin më të madh, gjatë periudhës së ardhshme, të angazhohen në mbrojtjen personale nga COVID-19. Ata bartin përgjegjësi për shëndetin personal, por edhe për shëndetin e nxënësve – thuhet në komunikatën e MASH-it. /KlanMacedonia