Një mësuese në shkollën fillore Goce Delçev- Shkup ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa në izolim shtëpiak janë vendosur 15 nxënës të klasave të para.
Drejtoresha e shkollës thotë se pas marrjes së rezultateve, prindërit e nxënësve janë njoftuar menjëherë. Mësuesja e infektuar për herë të fundit mësim ka mbajtur të premten dhe sipas anketës epidemiologjike, ajo është infektuar nga një anëtar familjes së saj.
Mediat shkruajnë se në izolim ka përfunduar edhe një mësuese nga e njëjta shkollë, por ajo nuk është pozitive, ndërsa ka pasur simptoma të gripit. Ajo do të testohet të shtunën.
Janë dezinfektuar të gjitha hapësirat e shkollës.