Punësim i stafit të ri mësimor, ose pagesa e punës shtesë për mësuesit, orët e punës të të cilave dyfishohen për shkak të numrit të shtuar të klasave, kërkojnë Sindikata e Pavarur e Arsimit.
Sindikata akuzoi se drejtorët e shkollave kanë bërë presion ndaj mësuesve që kanë refuzuar ti regjistrojnë orët dhe të përgatisin leksione video për online platformën, sepse sipas tyre, edhe ky është angazhim shtesë përveç atij të rregullt.
“Ata do të veprojnë siç bënë kolegët tanë nga Bullgaria, nga Bosnja, ku i thirrën mësuesit në një Thirrje publike, ata u paguan, aplikuan shumë sepse u pagua ajo punë, ata i zgjodhën më të mirët, iu dha një shans dhe gjithçka shkoi mirë, ishte e rregulluar mirë dhe ato kishin platformat më të mira, ndërsa kështu me forcë, të detyruar, e dini si rezulton- deklaroi Tomislav Gievski – Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit.
Sindikata e Pavarur kërkon gjithashtu një revizion të operacioneve financiare të shkollave për shkak të mungesës së kompjuterëve.
“Disa nga kolegët për shkak të solidaritetit patën mundësinë të sjellin një kompjuter nga shtëpia, por ka një numër të madh kolegësh që kanë desktop kompjuterë, ose nuk kanë asnjë kompjuter- pojoi “Disa nga kolegët për shkak të solidaritetit patën mundësinë të sjellin një kompjuter nga shtëpia, por ka një numër të madh kolegësh që kanë desktop kompjuterë, ose nuk kanë asnjë kompjuter- tha ai.
SASHK-u reagoi ndaj problemeve të ngjashme për këtë fillim të vitit shkollor, të cilët thanë se dje ishin takuar me Ministren e Arsimit, Milla Carovska, dhe kanë rënë dakord që komunat të bëjnë një analizë të nevojës për punësim të stafit të ri arsimor. Carovska u bëri thirrje mësuesve të solidarizohen në mënyrë që të ketë vazhdimësi në mësimin e fëmijëve.