Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska siguron se studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme në kohë do të akomodohen në konvikte.
Selektimi i atyre të cilët do të akomodohen në konvikte dhe të atyre të cilët do të marrin mbështetje financiare për akomodim privat, siç deklaroi ministrja, do të kryhet në pajtim me rang listën.
“Në pajtim me rang listën, hyjnë të parët, ndërsa të tjerët shkojnë me mbështetje shtesë financiare. Sivjet, kriter shtesë do të jetë nëse fakulteti ose shkolla ka filluar me mësim të kombinuar ose prani fizike sepse ka një pjesë të fakulteteve të cilat tërësisht do të shkojnë me mësim onlajn”, theksoi Carovska, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës në shkollën fillore “Nevenka Georgieva-Dunja”.
Carovska pret në afat sa më të shpejtë që Kuvendi t’i miratojë ndryshimet e ligjeve për standardin studentor dhe për standardin e nxënësve me të cilët rregullohen kushtet e reja për akomodim.
Nga Konvikti studentor shtetëror dje informuan se do të hapen konviktet studentore dhe të nxënësve të shkollave të mesme por se do të punojnë me protokolle të veçanta dhe do të ketë numër të reduktuar të personave në dhoma. Në një dhomë me dy krevate do të mund të akomodohet vetëm një person, ndërsa në një dhomë me mbi dy krevate maksimum dy persona.