Pas ciklit të parë të trajnimeve, si pjesë e programit “Shkolla të shekullit 21”, zbatuar nga Këshilli britanik dhe financuar nga Qeveria e Britanisë së Madhe, sot fillon cikli i dytë i trajnimeve për udhëheqës të shkollave në Ohër dhe në Shtip, pas çka më 21 gusht pason edhe trajnimi për mësimdhënës
Ky program në vlerë prej 10 milionë funtave, do të prëfshijë 380 mësimdhënës në 63 shkolla në disa muajt në vijim. Gjithashtu, 2.000 micro:bit pajisje të cilat përdoren për kodim, do të dhurohen në shkolalt në Ohër, Strugë, Kërçovë, Dibër, Shtip, Probishtip, Vinicë, Sveti Nikole, Koçan dhe Shkup.
– “Rezultatet nga cikli i parë janë tregues i shkëlqyeshëm se shkollat, Këshilli britanik dhe Ministria e Arsimit kryejnë punë të mrekullueshme me këtë program. Në garën e paradokoshme rajonale për kodim, që u mbajt në prill në Beograd si pjesë e Samitit digjital për Ballkanin Perëndimor, që të dy ekipet nga Maqedonia e Veriut fituan çmime të mëdha. Shkolla ‘Bllazhe Koneski’ nga Prilepi e fitoi vendin e dytë në garë, përderisa shkolla ‘Shën Cirili e Metodi’ nga Shkupi e fitoi çmimin për punë ekipore. Fëmijët mësojnë për mënyrë të re, argëtuese dhe interesante me shfrytëzimin e micro:bit pajisjeve të xhepit për kodim dhe tashmë filluan të tregojnë rezultate të mira”, kumtuan sot nga Këshilli britanik.
Meqenëse mësimdhënësit e mirë janë shtylla kryesore e arsimit të mirë, nënvizohet, Këshilli britanik fokusohet në trajnim të mësimdhënësve për inkuadrim të këtyre praktikave të reja mësimdhënëse në shkolla dhe u ndihmon fëmijëve të përgatiten për të ardhmen.
Programi “Shkolla të shekullit 21” do të përfshijë mbi një milion fëmijë në Ballkanin Perëndimor në tre vitet në vijim dhe do t’u ndihmojë të përfitojnë shkathtësi për zgjidhje kreative të problemeve me ndihmën e të menduarit kritik dhe kodimit.