Në aeroportin Kartaxha (Tunis Carthage) të Tunizisë ka ndodhur një ngjarje jo e zakonshme.
Një avion pasagjerësh i kompanisë ajrore irakiane “Iraqi Airways” u furnizua me karburant në aeroport, por nuk e bëri dot pagesën.
Dhe kur autoritetet e aeroportit nuk i dhanë avionit leje për t’u nisur, piloti ndoqi një rrugë pak si të çuditshme.
Piloi u kërkoi pasagjerëve që të mblidhnin 3 mijë dollarë, që duheshin për të plotësuar pagesën e plotë për furnizimin me karburant.
Por udhëtarët refuzuan të mblidhnin para. Pastaj ndërhyri Ambasada e Irakut në Tunis dhe bëri pagesën e nevojshme.
Pas kryerjes së pagesës, edhe pse me vonesë avioni u ngrit nga aeroporti i Tunisit.
Ambasada e Tunizisë në Bagdad njoftoi se shkaku i ngjarjes kishte qenë vonesa e pilotit në bërjen e pagesës, ndërsa sqaron se avioni nuk është konfiskuar nga autoritetet tuniziane.