Hulumtim: Racioni ditor për studentët 61 denarë, 33 për për qind kanë pasur përvojë me korrupsion në konvikte

 

Vlerësimi mesatar që studentët e akomoduar në tre konviktet në Shkup, të cilat janë nën ombrellën e Konviktit Studentor Shtetëror “Shkup” (“Stiv Naumov”, “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Goce Dellçev”), e kanë dhënë për kushtet dhe standardet për jetesë në to është 2,95 në shkallën prej 1 deri në 5, tregon hulumtimi i Forumit Arsimor Rinor (FAR) i cili ka përfshirë 300 banues në këto konvikte, njofton Koha.mk

Nga buxheti i përgjithshëm vjetor të KSSH “Shkup”, i cili nga viti 2014 e deri në 2028-ën mesatarisht është rreth 3,5 milionë euro, vetëm 15 për qind ndahen për ushqimin e studentëve, ndërsa 28 për qind për pagat e të punësuarve, ndërsa të tjerat për mirëmbajtjen e konvikteve. Shpenzimi ditor për përgatitjen e ushqimit është 61 denarë për student, a.q. mëngjes, drektë dhe darkë, ndërsa në këtë vlerë duhet të përfshihen edhe prodhimet e qumështit dhe të mishit dhe të frutave. Stabdardi i të ushqyerit është 100 denarë (në raport 20/40/40), por edhe në këtë vlerë, sipas hulumtuesve, nuk do të ishte i mjaftueshëm duke pasur parasysh shpenzimet e larta.

“Përllogaritjet ka kanë treguar se për banuesit mesatarisht sigurohet një banane në muaj, Nga vitt 2025 e deri në 2018-ën numri i studentëve të aakomoduar në konvikte është ulur për 21 për qind dhe kjo nuk është vetëm për shkak të largimit masiv të të rinjve nga vendi ynë, por edhe për shkak të kushteve të këqija në konvikte”, tha Petar Barlakovski.

Përgjigjja më e shpeshtë e pyetjes pse janë akomoduar në konvikt është për shkak se është më lirë dhe banorët nuk do të mundeshin të lejonin akomodim tjetër apo sepse nuk kanë zgjidhje tjetër prë akomodim. Në këtë rast kanë thënë se në konvikte u mungojnë hapësira për mësim dhe për aktivitete sporti dhe dhe kulturore.

Në pyetjen pse nuk marrin pjesë në vendimmarrje, përgjigjet e studentëve kanë qenë se nuk kanë kohë, për shkak të jo informimit për këtë mundësi dhe si arsye e tretë, e cila sipas hulumtuesve është më shqetësuese – sepse nuk besojnë se do të ndryshojnë diçka.

Sipas hulumtimit, 40 për qind e studentëve tëanketuar kanë vërejtur veprime korruptuese në konvikte (për marrjen e shtratit apo privilegjeve), ndërsa 33 për qind kanë pasur përvojë personale me ndonjë veprim korruptues. Në pyetjen nëse do të merrnin pjesë në veprim korruptues, negativisht janë përgjigjur 70 për qind, ndërsa 89 për qind nuk dinë ku të paraqesin korrupsion nëse vërejnë.

Në periudhën nga viti 2018 e deri në 2018-ën KSSH – Shkup ka pasur 193 marrëveshje për furnizime publike me blerë të përgjithshme prej 4,5 milionë euro. Vlera më e madhe e furnizimeve (1,4 milionë euro) është në vitin 2016, ndërsa më i vogël (540.000 euro) në vitin 2018.

KSSH Shkup financohet nga buxheti shtetëror edhe nga participimi i studentëve për akomodim, që në muaj është 3.410 denarë. Në vend ka 11 konvikte shtetërore, ndërsa 50 për qind prej të gjithëve studentëve janë akomoduar në tre konvikte të KSSH-së.