“Besoni se nuk ka ndjenjë më të bukur që ta përmbyllim muajin e Shenjtë të Ramazanit duke e dorëzuar Aktvendimin për verifikimin e Gjimnazit „Medreseja Isa Beu“ në Shkup. Bashkë me zv. Kryeministrin Artan Grubi dhe zv.ministrin e mbrojtjes Tiron Jajaga ishim në BFI për ta dorëzuar këtë dokument i cili është zgjidhje e një sfide të kahmotshme. Nxënës të dashur, mendoj që pajtoheni se ky dokument shënon histori, ju uroj suksese dhe mbarësi”, ka shkruar ministri Shaqiri.