Studentët e rinj të Maqedonisë po i finalizojnë regjistrimet

Brucoshët të cilët ia mësyen universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, deri nesër duhet të finalizojnë regjistrimet në fakultet dhe drejtimet për të cilat tashmë janë përcaktuar. Disa prej tyre shpresojnë që menjëherë pas studimeve të sigurojnë një vend pune dhe të ardhme më të mirë.

“Dëshiroj të studioj për turizëm, këtë dua të mësoj. Mund të punoj si ciceron turistik ose në agjenci turistike”, tha një brucoshe.

“Vij nga shkolla medicinale “Pançe Karagjozov”. Dëshiroj të studioj bioogjinë regulare me gjenetikë. E dua gjenetikën, më interesojne gjenet, hulumtimet. Sepse, dëshiroj të punoj në laboratori, kjo është”, tha një tjetër brucoshe.

“Do të vazhdoj në biokimi dhe fiziologji, në sektorin e biologjisë. Këtë kam dëshirë ta mësojë sepse duhet të kesh dëshirë që të përfundosh diçka, nuk duhet të mësosh vetëm për shkak të ndonjë pune ose diçka tjetër”, u shpreh një brucosh.

Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore sërish interesim I ulët për drejtimin mësimdhënie. Profesori Oliver Zajkov thotë se mësimdhënësit e shkencave matematiko-natyrore duhet të kenë trajtim të posaçëm.

“Interesimi është shumë I ulët, të rinjtë nuk dëshirojnë të bëhen mësues. Fillimisht statusi i mësimdhënësve, si është, sa ata janë të respektuar nga shoqëria, në përgjithësi. Nuk flas sa janë të respektuar nga ministria, me paga, kushte për punë. Nëse e keni parasysh se këto janë studime të shkencave fundamentale të cilat nuk janë të thjeshta për studime, madje nuk janë thjeshta për tu ligjëruar nuk është aspak e çuditshme që interesimi ëshhtë kaq I ulët. Ata, mësues të ardhshëm duhet të marrin mirënjohje të posaçme dhe kushte më të mira për punë që të bëhet tërheqëse “, deklaroi Oliver Zajkov, profesor.

“Vij nga gjimnazi “Josip Broz”, u regjistrova në matematikë, për matematikën financiare. Me keto studime hapen mundësitë për të punuar në bankë, në programe analtike. Dua të punoj një gjë të tillë. A do të kishe punuar ndonjëherë si mësimdhënës? Jo. Nuk e shoh veten si mësimdhënës”, u shpreh një tjetër brucoshe.

Sipas konkursit të USHKM-së, për vitin akademik 2023-2024 janë paraparë 10.473 vende të lira në 23 fakultete. Afati I dytë I regjistrimit do të jetë më 18 dhe 19 shtator, ndërsa ai I tretë më 28 shtator. /alsat.mk