Qeveria merr vendimin, nxënësit e Vizbegut do të fillojnë në shkollën e tyre!

Gjatë muajit shtator nxënësit e Vizbegut në Shkup do të mësojnë në shkollën e tyre amë!!!

Sot kjo shkollë mori dritë jeshile edhe nga qeveria.

Shkollë e bukur, moderne, në fazën finale ndërtimore dhe me shumë gëzim do i pret nxënësit e parë shumë shpejtë.

Shkolla do të filloj me procesin edukativo arsimor duke i ulur në bankat shkollore rreth 300 nxënës, që dukshëm do ta lehtësoj funksionimin e prindërve të kësaj lagjeje të cilët deri tani i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkollat tjera në lagjet fqinje.

Po, jam krenar që mbaj vulën e shkollës në Vizbeg bashkë me të gjithë shokët qeveritar që ndihmuan këtë proces të vijë deri në finale që nga iniciativa dhe këmbëngulja e vazhdueshme e ZKPM z. Artan Grubi për tu mbaruar ky projekt”, ka shkruar ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri /Schoolture.info