Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka dorëzuar nismë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave aktuale në Ligjin për Arsimin e Mesëm, konkretisht nenit 41a. Unioni, në mars kishte dorëzuar në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm, me qëllim të sigurimit të transportit publik falas për nxënësit e shkollave të mesme private. Përveç shkollave private, nga Unioni i Nxënësve kërkojnë edhe transport falas për nxënësit e shkollave të mesme me nevoja të veçanta arsimore të vendosur në shtëpitë shtetërore, për ata që jetojnë më pak se dy kilometra e gjysmë larg shkollës dhe për nxënësit me praktikë. Shkollarët e mesëm pavarësisht se i dhanë 2 muaj kohë deputetëve për miratimin e ligjit,, siç thanë nga Unioni deri më tani asnjë deputet nuk i ka kontaktuar.
“Ne mendojmë se dispozitat aktuale bien ndesh me nenet 9 dhe 44 të Kushtetutës. Në nenin 9 thuhet se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të barabartë në liri dhe të drejta pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, origjina kombëtare dhe sociale, besimi politik dhe fetar, pasuria dhe pozita shoqërore. Neni 44 i Kushtetutës thotë se kushdo ka të drejtën e arsimimit dhe arsimi është i disponueshëm për të gjithë në kushte të barabarta. Për këto arsye ne paraqesim një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese dhe besojmë se gjykata do të vendosë në favorin tone”, tha Lluka Paviçeviq, UNSHM. /Alsat.mk