Shkruan: Fatbardha Avdiu
Unë si njeri isha dhe jam shumë ëngjëllore, njeri i paqes, pra kjo është zanafilla e histories sime. Personaliteti im impulsiv, gjë që jeta ma bëri të tillë dhe pamja ime e jashtme prej ëngjëlli më kanë lënë shpesh në baltë përballë derës së suksesit tim sepse ishin në kundërshtim me njëra tjetrën, ndihesha sikur jam mes dy zjarrëve. Në mesin e luftës për pushtet, ne viheshim me shpatulla pas murit! Nga hutimi ynë nga situata që ishim, ata e kishin të lehtë këtë gjë. Shumë të lehtë madje, e bënin pa u munduar fare.
Jemi ne të maturit e të mirët fitimtarë apo janë ata. Kush dhe cfarë do arrij të rrëmbejë e të përtypë?
Jeta është bërë garë për mbijetesë ku pjesëmarrja të lë shenjë edhe po humbe.
E kuptova këtë gjë kur humbjet e mia në këtë garë po më bënin tashmë me pasoja të rënda sepse nuk llogaritej fare mirësia por vetëm forca mbi ta, e kjo gjë u dha pushtet mbi mua!
Nga heshtja ime që më karakterizonte ata mendonin se unë kisha shumë sekrete mirëpo heshtja ishte arma ime e forte. Nuk doja të isha zhurmuese si ata duke e kthyer edhe gjënë më të parëndësishme në cështje jetë a vdekje. Nuk kisha temperament e as edukatë të tillë dhe sipas tyre unë nuk duhej të ruaja asgjë për vete. Donin të isha një libër I hapur sepse ata donin të merrnin vëmendje nga diku, duke përdorur historinë e tjetrit, nuk ju mjaftonte vetja dhe kjo gjë po i bënte me dy fytyra kurse ata nuk ishin te aftë të mbanin anën e asnjërës. Jetonin si shpirtërat e humbur në tokë.
Kurse unë në fakt po e mbaja sekret veten time edhe nga vet unë! Po e mbroja instiktivisht atë, pa qenë as e vetëdijshme për këtë gjë dhe për këtë arsye kalova cfarë kalova. Jetova si nën mjegull. Zemra ime e butë dhe mendja ime e mprehtë po më fusnin në rrugë të jetës që më dilnin para këmbëve nga askundi dhe më duhej të futesha pa e ditur se ku po më con dhe kur përfundon. Jeta po më jepte një mësim kurse unë futesha në rrugët e panjohura pasi nuk kisha zgjidhje tjetër, më kishte ardhur ora të ecja andej.
Rrugës drejtë “rilindjes” ngelesha diku në copëzat e shumta të personalitetit tim ende të pa definuar. T’u thosha? Apo jo? Si ta arsyetoja veten?
Nuk isha aq e brishtë, e pastër dhe e pafajshme sa dukesha nga pamja e jashtme, kisha bërë shumë gabime përderisa jetoja dhe përkundër asaj cfarë shprehja, mendja ime ishte një mal me gjëra të pathëna kurse në shkëlqimin e syve të mi shkruante një histori e imja komplet ndryshe nga ajo që unë doja ta tregoja për veten.
Kisha shumë mirësi e dashuri në vete por nuk gjeta vendin për ti falë, fatkeqësisht.
Për të mos jetuar cdo ditë me këtë situatë që më rëndonte shpirtin dhe ngacmonte mendimet e mia, krijova nje botë timen imagjinare dhe kur gjeja kohën për tu futur në atë botë, unë isha e lirë nga gjërat me të cilat nuk isha e mësuar të jetoja.
E gjithë qënia ime ishte e qetë, e përhumbur në fjalë romanesh, e aty në sirtaret e dhomës sime dergjeshin shumë ëndrra. Aty mbaja edhe rrobat e mia, disa ishin trendi I fundit, disa të vjetra, disa që mi kanë dhuruar dhe sa herë që hap dollapet për tu veshur, vesh rrobat dhe fus një nga ëndrrat e mia në xhepin e pantallonave mbrapa, e nëse më jepej mundësia ta përdorja atë do e nxirrja nga aty. Por këtu nuk mundesha dot, këmbënguljen dhe mundin ata mi shëndrruar në pa aftësi dhe unë përfundova duke e besuar këtë gjë.
Rrugës sime, nuk i shihja si rrezik ata të tjerët, të mjerët. I quaj kështu se thellë në historinë që ata lexonin në sytë e mi në momentin që ndesheshin shikimet tona, për mua ata ishin të tillë, por askush nuk arriti ta verentë.
E unë vazhdoja të isha e marrë, “guximtare”, e butë, kafshatë që përtypej lehtë…
Nuk e di nëse këto gjëra bënin pjesë në karakterin që ata krijonin për mua, por mua po më bëhej e tepërt kjo “unë”. Rruga po më ndihmonte… Po më zbërthente…
Fjala e tyre kishte shumë peshë për mua, kurse ajo unë që në të vërtet isha, po bërtiste thellë mbrenda mendjës time sepse nuk po bëja asgjë për mua! Mesa duket ata e kishin vënë re se unë për ta mund të isha makthi që ata u bënë për mua edhe pse këto paragjykime vinin nga frika se si do më prisnin po të jetoja si dua vetë dhe të bëj gjërat për të cilat jam. Ata thjeshtë po merrnin kohën e tyre derisa të vinte e imja. Ata janë armiqt e shtirur si miq prandaj nuk e kuptova fillimisht se cfarë po ndodhte. Për tu përshtatur me këta figura që një vajzë të zgjuar, me ëndrra dhe ambicje të mëdha e shihnin të tepërt, rrugës po humbisja veten!
Në fakt e dija se po jetoja në një botë ku femra nuk guxon të mendojë shum, e lëre më të dijë sepse ajo që dinte shumë sipas tyre nuk mund të ishte edhe lozonjare, e ciltër dhe gazmore. Kjo jam unë dhe për këtë arsye cfarë ishte e lehtë për mua ishte po aq e vështirë.
Ishte I trishtueshëm fakti që po u jepja me duart e mia triumfin e fitores time të madhe, e cila asnjëherë nuk mu pranua nga askush. Unë isha e vecantë dhe këtu filloi ngecja, u mbylla dhe u stepa duke vazhduar të reflektoj atë engjëllin.
Ishte mbresëlënëse mënyra se si mendoja, mënyra si buzëqeshja, isha e dashuruar me artin, nuk kuptoja as nga zilija por përshtatesha me të tjerët sepse disi më duhej te jetoja, duke u ndjerë e tëra si një gabim.
Vitet kalonin, e unë shikoja se si treni im po ikte, kështu mendoja…
Në mendje kisha një breshëri pyetjesh!
Duke menduar përgjigjet e tyre kuptova se kisha ndryshuar, isha formuar!
Mu duk sikur sapo kisha zhvilluar procesin e metamorfozës. Cfare ndjenje! Jo prit, nuk është ndjenjë por janë përzierje ndjenjash. Po pranoja ndryshimin tim!
Isha bërë vajza e cila cdo ëndërr të saj mund ta kthejë në realitet. Me një vetëbesim të pandjerë më parë te vetja ime, hapa sirtarin e ëndrrave dhe fillova ta zbrasë atë. Kështu fillova të shkruaj. Shkruaja mendimet e mia, disa prej tyre të pa definuara por ishin pjesë e asaj unikes sime. Kjo gjë më bëri të zbuloja edhe atë veten time sekrete.
Duke ecur rrugës së vështirësive kisha fituar shumë beteja e betejat e mia kishin qenë vetëm me veten time dhe pasi dola nga labirinthi që kisha krijuar në mendje, fillova ti radhis qëllimet e mia në jetë duke mos jetuar më si një viktimë që fajëson përballë të tjerëve e duke ia lënë gjërat në dorë fatit!
Mblodha veten dhe vendosa të jetoj fiks si meritoja, ashtu si isha e krijuar ta bëja edhe pse do isha shumë ndryshe nga ata por nuk isha më e kapluar nga frika se cfarë do mendonin për mua ata.
Pas kësaj ndjeva se po frymoja më lehtë, sikur po ecja këmbëzbathur nëpër shi në një rrugë të rethuar me pemë të gjata e gjethe të mëdha si prej mëndafshi.
Befas më erdhi në mendje një gjë dhe fillova një monolog të shkurtër. Doja aty ta liroja edhe mendjen time njësoj si trupin dhe pyeta veten:
Sa në të vërtetë peshon fjala e tyre poshtëruese te unë? A thua vallë peshon aq shumë sa të më bënte mua të harroja se kush jam unë? Apo peshon aq sa ne I japim peshë? Pra poshtërimi qenka thjesht asgjë nëse ne e hedhim poshtë në mënyre jo poshtëruese. Kurse miqt e vërtetë I numëroja me gishtat e fillimit të dorës sime, aq më mjaftonin.
Nga kthimi I kokës mbrapa për të pare jetën time pashë se në të vërtetë unë asnjëherë nuk isha dorëzuar para problemeve, vështirësive të jetës edhe kur ndjeva sikur po fundosesha pasi instikti më kishte udhëzuar dhe ndihem sikur kam jetuar dy jetë. Njëra që jetoja si unë përballë të tjerëve dhe tjetra që e fshihja nga të tjerët.
Kjo jam unë përballë të tjerëve sot, unë përballë pasqyrës, unë dhe mendja ime të bashkuara si asnjëherë më parë. E shpëtova veten nga gjithcka që më kishte bërë të ndjehem si një e burgosur e lidhur me zingjirë.
Tani jam ajo tjetra unë që isha e fshehur thellë mbrenda meje që kisha qëndruar e heshtur për tu bërë kjo unë përballë tyre dhe po tregoj historinë time me një serë zhgënjimesh nga vetvetja. Mirë që ndodhi kështu, u zgjova nga gjumi dhe fillova ti bëjë me radhë gjërat që doja pa u ndikuar nga të tjerët pasi kuptova se shumica atë gjë duan.
Dhe po, rruga për tu bërë kush pretendon se duhet të jesh, gjatë rrugetimit të ashtuquajtur jetë, ka për të të nxjerrë shumë batica dhe zbatica, mund të të duket si dicka e pamundur për tu kapërcyer, por do kalojë dhe kur të jesh duke I numëruar ditet e tua të lumtura dhe të sukses’shme gjithcka harrohet, por mos harro kush ke qenë nga ke ardhur dhe kush je sot. Do e shijosh më shumë këtë gjë e do të ndjehesh krenare njejtë si unë.
Megjithëse njohja e vetës dhe vendosja e saj si prioritet më bëri ti fshij disa njerëz që ishin pjesë e jetës time, por këtë cmim e paguajmë të gjithë sapo fillojmë ta duam veten dhe nuk u japin më atyre atë cfarë kanë marrë nga ne, qofshin gjëra të pavetëdijshme nga të dyja palet. Unë vs të tjerët dhe lufta mbaroi.
Epo c’te them, cdo fillim e ka një fund dhe qoftë e kaluar!
Mbi të gjitha nuk e humba mirësinë për askënd dhe për asgjë sepse ajo mbetet deri në frymën e fundit e tjerat janë gjë e përkohshme. Rruga e jetës më bëri të ndryshoja sepse duhesha ta bëja dhe nuk jam e penduar. Tani e kuptoj se përballë të tjerëve isha ajo unë që duhej të isha në ato momente dhe e dua shumë atë unë që më bëri kjo që jam unë sot. Kam falur veten për faktin se me veten u tregova e padrejtë. Dhe tani do jetoj si unë sepse pas rigjenerimit nuk mundem më ndryshe. Ditë të mira më presin, që tani jam konfuze e mezi pres ti shijoj ato sidomos që jemi në stinën e pranverës dhe dielli do më ngrohë. Jeta është e bukur…