Kërcënuesit e bombave të rreme nëpër shkolla vazhdojnë të mbeten enigmë për institucionet e shtetit. I pyetur se kur shteti do mund të parandalojë alarmet e rreme, me qëllim që t’i jepet fund edhe shqetësimit dhe traumave që shkaktohen tek fëmijët, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski thonë se Qeveria, në seancën e mbyllur i ka marrë të gjitha masat për sigurinë e qytetarëve nga sulmet kibertnetike.
Ai shton se qytetarët duhet tu besojnë institucioneve dhe të ndjehen të sigurt kur e shohin prezencën e policisë. Spasovski thotë se Sektorët për parandalim në MPB punojnë me shkollat që dhe i përgatisin se si dhe në cilin moment duhet të veprojnë me qëllim që të mos krijohet frikë dhe panik tek fëmijët.
“Institucionet janë në angazhuara plotësisht, që të mos lejojmë në asnjë moment të na ndodh çka do qoftë. Andaj duhet të ketë besim në institucione, e para atje ku ka prezencë të policisë aty është mjedis i sigurt dhe nuk mund të bëhet fjalë për asgjë të keqe. Duhet të folet me të gjithë dhe të dërgojmë porosi se me të vërtet atje ku ka nëpunës të policisë atje është mjedis i sigurt dhe të gjithë kujdesen për ata… Por paralelisht me këtë duhet të bëhet edhe diagnostifikim i plotë i sistemit në institucione për mbrojtje nga këto kërcënime hibride, ose sulme hibride që i kemi dhe në vazhdimësi punohet në forcimin e këtij kapaciteti…,” u shpreh Oliver Spasovski, ministër i Mbrojtjes. /Alsat