MASH: Ftojmë të gjitha palët e interesuara të përfshihen në përgatitjen e programet mësimore të reja dhe rishikimin e atyre ekzistuese

Të udhëhequr nga parimi i transparencës dhe gjithëpërfshirjes në krijimin e politikave
arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës përfshin publikun në reformimin e sistemit
arsimor kombëtar. Një nga prioritetet në këtë proces është përmirësimi i përmbajtjes së
programeve mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe në këtë drejtim, MASH I fton të
gjithë të interesuarit , palët e interesuara, të prekurit dhe veçanërisht publikun profesional që
të japin sugjerimet e tyre për ndryshimin e programeve mësimore ekzistuese, si dhe
sugjerime për përgatitjen e të rejave .
Programet mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm mund t’i shikoni në linkun në vijim:
(për klasën e I, II, IV,  V,  VI, VII, VIII dhe IX )
https://www.bro.gov.mk/sq/%D0%BF%D0%BE%D0%B4%D0%BA%D0%B0%D1%82%D
0%B5%D0%B3%D0%BE%D1%80%D0%B8%D0%B8/?idcat=50&customposttype=docum
ents_category
(për klasën e III)
https://www.bro.gov.mk/sq/%D0%BD%D0%B0%D1%81%D1%82%D0%B0%D0%B2%D0
%BD%D0%B8-
%D0%BF%D1%80%D0%BE%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%BC%D0%B8-
%D0%B7%D0%B0-iii-
%D0%BE%D0%B4%D0%B4%D0%B5%D0%BB%D0%B5%D0%BD%D0%B8%D0%B5-
%D0%BE%D0%B4-%D1%83%D1%87/
(për arsimin e mesëm, lëndët e arsimit të përgjithshëm) 
https://www.bro.gov.mk/sq/%D0%BF%D0%BE%D0%B4%D0%BA%D0%B0%D1%82%D
0%B5%D0%B3%D0%BE%D1%80%D0%B8%D0%B8/?idcat=13&customposttype=docum
ents_category
(për arsimin e mesëm profesional)
https://csoo.edu.mk/sq/faqe-hyrese/drejtime/
Sugjerimet, vërejtjet dhe komentet mund të dërgohen me e-mail kabinet@mon.gov.mk deri
më 28.2.2023.
Përmirësimi i përmbajtjes së programeve mësimore është proces në të cilin ftohet të
përfshihet çdo prind, mësimdhënës, publik profesional dhe shkencor, sepse vetëm me
pjesëmarrjen aktive të palëve të interesuara, sistemi kombëtar arsimor mund të ecë në hap
me dinamikën e shekullit të 21-të.

Ne presim sugjerime konstruktive dhe efektive të cilat janë udhërrëfyes të rëndësishëm në
angazhimin e përbashkët për përmirësimin e cilësisë së arsimit si bazë për zhvillimin dhe
prosperitetin e përgjithshëm të vendit, për transformimin social dhe demokratizimin.