Ministria për Punë të Brendshme në RMV njofton se sot në adresën elektronike të 33 shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim për bombë.
Nga MPB thonë se menjëherë i kanë evakuar shkollat dhe për momentin bëjnë kontrolle anti-terroriste.
“Sot (07.02.2023) rreth orës 12:30, në SPB Shkup është raportuar se në adresat elektronike të 33 shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollës dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./