Shkolla për politika për vitin 2023 në Qendrën presidenciale për edukim politik do të mbahet në periudhën nga marsi deri në nëntor të këtij viti, gjatë fundjavave, ndërsa thirrja për pjesëmarrje në shkollë tashmë është e hapur, njofttuan nga kabineti i Presidentit të Republika e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portal.mk.
Nxënësit e Shkollës për politika do të kenë mundësinë të përmirësojnë njohuritë e tyre mbi temat e demokracisë, zhvillimit të qëndrueshëm, integrimit evropian dhe komunikimit, të ndjekin leksione dhe seminare interaktive nga ekspertë të lartë vendas dhe ndërkombëtarë, të punojnë individualisht dhe në grup me individë të dalluar-moshatarët e tyre, të forcojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe drejtuese dhe të krijojnë kontakte të rëndësishme me ekspertë të fushave që mbulon Shkolla.
Shkolla do të organizohet në pesë module edukative, që do të zgjasin pesë fundjava, të cilat nuk do të jenë të njëpasnjëshme.
“Shkolla për politika për vitin 2023 në Qendrën presidenciale për edukim politik do të organizohet në frymën e vlerave politike demokratike, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmit politik, tolerancës reciproke, bashkimit dhe solidaritetit. Në këtë drejtim, Shkolla do të përpiqet të lidhë pjesëmarrës me përvojë të ndryshme profesionale, të cilët kanë dëshirë të kontribuojnë me njohuritë dhe aftësitë e tyre në zhvillimin pozitiv të shoqërisë, në kuadër të pesë seminareve edukative me ligjërues dhe trajnerë eminentë nga vendi dhe jashtë ”, thonë nga Kabineti presidencial.
Të drejtë pjesëmarrjeje në shkollë kanë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga mosha 21 deri në 35 vjeç me njohuri pune të gjuhës angleze, pjesëmarrje të theksuar në jetën shoqërore, politike apo ekonomike të vendit dhe njohuri solide të terminologjisë sociale.
Për pjesëmarrje nevojitet aplikim që mund të shkarkohet nga ky link, biografi në formën e një CV Europass, dy rekomandime nga profesorë, punëdhënës ose bashkëpunëtor relevant për tematikën e shkollës dhe një ese në anglisht për një temë të caktuar sipas dëshirës. Dokumentet e aplikimit mund të dërgohen në njërën nga gjuhët e punës së Shkollës – maqedonisht, shqip ose anglisht, sipas zgjedhjes së aplikantit.
Më shumë informacion rreth Shkollës për politika 2023 mund të gjenden në këtë link.