Qyteti i Shkupit me donacion për shkollën e mesme “Saraj”, i dhuron kompjuterë portativë

Nga Qyteti i Shkupit, kanë njoftuar se kanë pajisur shkollën e mesme të Qyteti të Shkupit “Saraj” me kabinet të ri me kompjuterë protativë, raporton Schoolture.info

“Qyteti i Shkupit fillon një sërë projektesh për të rinjtë, me qëllim që të sigurojë mundësi cilësore për të rinjtë, integrimin ndëretnik të të rinjve në arsim, forcimin e kompetencave dhe pjesëmarrjes së të rinjve në krijimin e politikave, si dhe inkurajimin e aftësive sipërmarrëse të të rinjve.

Në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “Saraj”, pajisëm kabinet të ri me kompjuterë portativë, ku për nxënësit mundësohet mësim modern dhe cilësor. Me kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, e vizituam edhe Qendrën e Komunitetit Rinor në kuadër të shkollës, e cila koordinohet nga Nezrane Rustemi, si hapësirë ​​për aktivitete jashtëshkollore për të rinjtë e Sarajit”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupi.

Schoolture.info