Tetovë, vajza mohon se e ka vrarë 16-vjeçarin, thotë se janë të implikuar edhe dy persona

E dyshuara për vrasjen e 16-vjeçarit nga Novosella gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore në Tetovë ka mohuar veprën, përcjell TV21. Sipas avokatit Ibrahim Bajrami, vajza 17 vjeçe ka thënë se janë të implikuar dy persona tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar.

“Brenda fazës së filluar hetimore , e dyshuara e mitur A.I dha deklaratën e parë zyrtare para gjykatësit për fëmije, prokurorit , punonjësve social edhe prindit të fëmijës me ç`rast e mitura mohoi çfarëdo lloj implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e vdekjes tek i mituri B.S. Nga përmbajta e deklaratës së saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës së hetimit në më së paku dy persona të tjerë deri më tani të pa indetifikuar. Besojmë që prokuroria pas një ekzaminimi të plotë të vendit të ngjarjes, sigurimit të provave do të arrijnë të bëjnë zbardhjen e rastit dhe kryerësit të vërtetë të veprës penale dhe të vihen para drejtësisë. Njëkohësisht në emër të familjes edhe në emrin tim personal shpreh ngushëllime për humbjen e të riut familjarëve edhe shokëve të klasës .Për hirë të zbardhjes së rastit lus faktorët relevant që të respektojnë prezumimin e pafajësisë të klientit që përfaqësoj unë”, tha avokati I vajzës së mitur Ibrahim Bajrami./tv21.tv