Kërcënime për bomba në shtatë shkolla të Shkupit

Pas një periudhë sërish kërcënime për bomba në shkollat në qytetin e Shkupit. Bëhet fjalë për shkollën “Rade Jovçevski- Korçshin”, të cilët rreth orës 14:20 e kanë pranuar mejlin dhe menjëherë janë urdhëruar nxënësit që ta lëshojnë objektin.
Kërcënim për bombë ka edhe në gjimnazet “Nikoll Karev”, “Orce Nikollov”, Josip Broz Tito” dhe tre shkolla të tjera të mesme.