Masa antiterroriste të policisë pas kërcënimeve me bombë në pesë shkolla të Shkupit

Shkollat ​​e mesme “Orce Nikolov”, “Nikolla Karev”, “Josip Broz Tito”, “Rade Jovçevski-Korçagin” dhe ASUC “Boro Petrushevski” janë zbrazur plotësisht nga nxënësit dhe stafi, pasi nga MPB njoftoi se kanë pranuar e-mail kërcënues për vendosje të bombave në objektet e tyre.

MPB

“Sot (26.10.2022) në SPB-Shkup është raportuar se në adresat e emailit të pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”.

Nga SBP Shkup, infromojnë se  menjëherë pas marrjes së paralajmërimit për bombë të vendosur, punonjësit e policisë kanë marrë masa për evakuimin e sigurt të nxënësve dhe stafit mësimor. Gjithashtu po kryhen kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.