Nga shkolla e mesme Zef Lush Marku në Shkup, sot janë pensionuar dy mësimdhënës, të cilët njihen për punën e tyre të palodhshme në edukimin e gjeneratave të reja. Bëhet fjalë për profesoreshën e biologjisë Shefkije Hyseni dhe profesorin e lëndës së fizikës Alajdin Abdullahu, shkruan Schoolture.info.
Ja dhe njoftimi i ZLM-së
“Sot në shkollën tonë me rastin e pensionimit të dy kolegëve, kishim nderin t’i falënderojmë dhe tu shprehim mirënjohje për kontributin dhe punën e palodhshme me gjenerata të tëra përgjatë shekullit të punës në kolektivin tonë; z-nj. Shefkije Hyseni- prof. e lëndës së biologjisë, z. Alajdin Abdulllahu- prof. i lëndës së fizikës.
Të surprizuar nga familjarët e z-nj. Shefkije, në bibliotekën e shkollës u shtrua një koktej me rastin e pensionimit, për kolektivin e shkollës.
Falënderime të përzemërta nga Drejtoria dhe stafi i Shkollës për kontributin e dhënë gjatë tërë këtyre viteve pune me gjenerata të shumta! Urojmë që vitet e pensionit t’i kaloni sa më mirë dhe t’i shijoni bukuritë e moshës edhe shumë vite të tjera!
Urime Ditëlindjen! Qofshi e rrofshi edhe shumë vite të lumtura!
Disa urime dhe porosi për pensionistët:
– Pensioni është një hap drejt një të ardhme më të mirë.
-Mos dilni në pension për të pushuar dhe mërzitur, tërhiquni për të jetuar dhe argëtuar.
-Përpara se të dilni në pension, gjeni pasionin tuaj, gjënë që keni dashur gjithmonë të bëni.
-Koncepti i lirisë nuk kuptohet kurrë derisa dikush të vendoset në mënyrën e pensionit.-A. Madhor.
-Përfitoni nga pensioni për të jetuar jetën që keni dashur gjithmonë.
-Pensioni është të ndalosh së menduari për punën dhe të fillosh të mendosh gjithë kohën për të jetuar”