Konkursi për bursa studentore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2022-2023, krahas çdo kategorie ekzistuese do të ofrojë edhe dy kategori të reja të bursave që janë rezultat i informatave për mungesën e kuadrit në fusha të caktuara.
Një kategori do të jetë e dedikuar për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë të institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat në programet e studimit për përkthim dhe interpretim nga gjuha maqedonase në shqipe dhe anasjelltas (gjuhë amtare) dhe përkthim dhe interpretim nga gjuhe shqipe në maqedonase dhe anasjelltas (gjuhë joamtare).
Kategoria tjetër sërish, do të jetë e dedikuar për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë të regjistruar në programet e studimit në lëndën e historis së artit, arkeologjisë, artit figurativ dhe etnologji dhe antropologji.
Shuma e dy llojeve të bursave është 6.050 denarë në muaj, ndërsa të drejtën e aplikimit e kanë studentët të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në mësim nga viti i I deri në vitin aktual të regjitrimit të studimit me notë mesatare së paku 7,50.
Vendosja e këtyre bursave të reja të studentëve nënkupton zgjerimin e mundësive për financimin e studimeve të të rinjve edhe një herë e konfirmon angazhimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për përmirësimin e standardit studentor.