Shaqiri: E ngritëm shkrim-leximin digjital në standardin arsimor kombëtar, fëmijët mësojnë edhe si të mbrohen në internet

Interneti është jeta e përditshme për një numër më të madhë të fëmijëve kurse pandemia gati për dy vite i lidhi me mjetet digjitale .Ekspozimi masiv online i personave të brishtë , përveç të gjitha përfitimeve, sjell edhe mundësi për abuzime , kërcënime, dhunë dhe shfrytëzim, ku i vërtetojnë rastet e njohura për të cilët është i njoftuar opinioni. Por edhe raste të shumta, të cilat i dinë vetëm fëmijët dhe familjet e tyre. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që në mënyrë sistematike dhe të organizuar ti mbrojmë të rinjtë nga kërcënimet dhe nga rreziqet e pagjumësisë nga interneti.

Kështu tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në prezantimin e sotëm të Vlerësimit për Sigurimin e Fëmijëve në internet për Maqedoninë e Veriut, të përgatitur nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (UNT), në bazë të pikëpamjeve dhe përvojave të fëmijëve dhe prindërve.

“Tek fëmijët nuk egziton muri mbrojtës ,firevall për rreziqet dhe kërcënimet nga nterneti. Duhet ta ndërtojmë ne si bashkësi , si përgjigje sistematike”, theksoi ministri, duke shtuar se sfidat e këtilla komplekse kërkojnë angazhimin e gjithë shoqërisë, përfshirjen e qeverisë sidhe sektorit civil, komunitetin e biznesit, mediave dhe të gjithë qytetarëve. Nuk ka korniza kohore, nevojitet vëmendje e vazhdueshme dhe ngritje të ndërgjegjës për kërcënimet online, dhunën përmes inernetit , dhunën kibernetike dhe ngacmimet digjitale, theksoi Shaqiri.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të reformës në shkollën nëntëvjeçare, i kushton vëmendje të veçantë arsimit digjital. Sipas Konceptit të ri për arsimin fillorë, teknologjia digjitale duhet të zbatohet në mënyrë që të jetë me përfitim të drejtpërdrejtë dhe mirëqenie për nxënësit. Shkrim -leximi digjital është nga standardet kombëtare për arsimin fillor, që do të thotë se nxënësit fitojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime që u mundësojnë atyre të jenë të hapur dhe të vetëdijshëm për mundësitë, por edhe për kurthet e teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe përdorimi i tyre kreativ, kritik dhe përdorimi i përgjegjshëm për mësim, punë dhe aktivitete të tjera personale dhe sociale gjatë arsimit dhe në të ardhmen…

,,Shkrim -leximin digjital e inkorporojmë në plan- programet mësimore përmes përfshirjes në shumicën e lëndëve të detyrueshme dhe disa lëndë zgjedhore si dhe duke e përfshirë në aktivitetet jashtë mësimit . Qëllimi është që nxënësit të jenë në gjendje të përdorin teknologjitë e informacionit dhe komunikimit për të marrë informacion,të jenë në gjendje të përdorin me sukses dhe efektivitet mjetet digjitale për zgjidhjen e problemeve, shkëmbimin e ideve, komunikimin dhe bashkëpunimin në shkollë dhe jashtë saj. Dhe më e rëndësishmja është , të gjithë këtë duhet ta bëjnë duke e mbrojtur vetën , përmes përdorimit etik dhe të sigurt të teknologjisë digjitale”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Në mënyrë që të realizohen angazhime të tilla,një nga fokuset e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës është trajnimi i mësimdhënësve për të gjithë korpusin e çështjeve rreth nxënësve online dhe mbrojtjes së tyre. Në të gjitha këto aktivitete, Shaqiri theksoi se mbështetja e gjerë është shumë e rëndësishme nga të gjitha palët e interesuara, përfshirë ndërkombëtarët..

Vlerësimi për mbrojtjen e fëmijëve në internet për Maqedoninë e Veriut është përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.