Me një ceremoni solemne, dhe në prani të shumë mysafirëve, stafit akademik dhe prindërve, Universiteti “Nënë Tereza” në sheshin Skënderbeu në Shkup përmes ndarjes së çertifikatave, përcolli gjeneratën e katërt të absolventëve, të përbërë nga 250 të diplomuar.
Në një atmosferë me shumë emocione, dhe në prani të ministrave, kryetarëve të komunave, deputetëve dhe diplomatëve, rektori i UNT-së Akademik Prof.Dr. Izet Zeqiri porositi studentët që asnjëherë mos ti mbyllim librat, por të punojnë që të arrijnë suksese sa më të mëdha, duke shtuar se UNT nuk do ti haroj kurrë ata.
‘Ne synojmë të prodhojmë profesionistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, që do jenë të barabartë me koleget dhe kolegët e tyre nga Bashkimi Evropian, pjesë e së cilit do jemi në të ardhmen. Unë uroj që të diplomuarit tanë, kudo që vendosin të ndërtojnë karrierën e tyre, të jenë në ballë të proceseve, të jenë menaxherë të kompanive, të paktën aty të aspirojnë’, tha Zeqiri.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se udhëtimi juaj për të arritur deri këtu është vërtetimi më i mirë se sakrifica për të themeluar këtë institucion ja ka vlejtur.
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu tha se UNT ngadalë por sigurt, arriti që nga 220 studentë të regjistuar në gjeneratën e parë, sot të jetë shtëpi e mbi 3000 studentëve.
Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti tha se sot kjo dit do të mbetet në memorjen tuaj nji ditë shumë e rrëndësishme, një ditë e kthesës për Ju, si dhe ju uroj që studimeve deri të tanishme një shumicë e madhe që keni kryer me njohuritë e Juaja ti ndërtoni edhe me tituj tjerë shkencor.
Drejtori i Fondit për Zhvillim dhe Inovacion Festim Halili tha se sot keni mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës Tuaj por nuk është gjithçka, kjo ditë tani është fillimi i rrugëtimit të gjatë të jetës suaj, andaj ju përgëzoj për këtë aritje.
Në gjeneratën e katërt të UNT-së diplomuan 250 studentë, ndërsa studentët më të mirë të pesë fakulteteve u shpallën: Xhenete Aliji nga Fakulteti i Shkencave Informatike me notë mesatare 9.1, Fatime Ed’hemi nga Fakulteti i Shkencave Teknologjike me notë mesatare 9.61, Agon Shaini nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë me notë mesatare 9.80, Merlinda Ibraimi nga Fakulteti i Shkencave Teknike me notë mesatare 9.91, Kushtrim Ukshini nga Fakultetii i Shkencave Sociale me notë mesatare 9.93.