Dalin në ankand qershitë prej “ari”, shiten për çmimin marramendës

Qershitë më të shtrenjta në botë nuk janë prej ari, megjithatë u shitën me një çmim rekord sikur të ishin prej ari. Një kuti me 15 qershi të varietetit të rrallë Junoheart u shitën në tregun Hatsinohe në Japoni. Shuma është marramendëse. Qershitë u shitën për 4100 euro. Fruti, i quajtur Aomori Heartbeat, që është specia më e mirë e kësaj varieteti. Qershitë u shitën në ankand ndërsa ofertuesi më i madh ishte kompania me shumicë e frutave dhe perimeve me bazë në prefekturën Tsimba. “Pasioni i prodhuesit është i madh dhe këto qershi nuk mund të gjenden askund tjetër”, tha presidenti i kompanisë.