Testet e plotësuara u dorëzuan në zyrë për t’i mbyllur në pako.
Pas verifikimit të drejtorisë, ato do të dorëzohen për kontrollim në Qendrës shtetërore të provimeve, shkruan Alsat.
Kjo procedurë u ndoq në gjitha shkollat e mesme ku u zhvillua testimi ekstern i pjesës së dytë të provimit të maturës shtetërore në vend.
Nga gjithsej 15,899 nxënës, 14,320 aplikuan për anglisht, 1,231 matematikë, 118 gjermanisht, 30 gjuhë frënge, 10 rusisht, 15 filozofi dhe 100 estetikë. Nga drejtoria e Gjimnazit “Zef Lush Marku” thanë se interesimi nxënësve është mbi 90% për testim në gjuhën angleze.
“Sot në shkollën tonë nxënësit testohen në gjuhën angleze dhe gjermane, 430 testohen në anglisht ndërsa në gjermanisht testohen vetëm 3 nxënës. Procesi mbikëqyret nga vëzhgues të Ministrisë së Arsimit, po ashtu kemi edhe administratorë nga shkollat tjera të vendit. Mësimdhënësit tanë nuk janë prezent në shkollën tonë, por janë dërguar si administratorë në shkollat tjera”, tha Faruk Zeqiri, Drejtor i Gjimnazit “Zef Lush Marku” Shkup.
Rezultatet e dy provimeve eksterne duhet të publikohen më së voni brenda 30 ditëve. Ata që nuk do të kalojnë provimin e maturës shtetërore ose jo të plotë, do të kenë një shans të dytë në seancën e gushtit kur do të jepen dy provimet eksterne në datat 10 dhe 12 gusht.
Por, nga drejtori e shkollës së mesme “Arseni Jovkov” thanë se nuk ka pasur ankesa nga nxënësit për pyetjet e formuluarat te provimeve.
“Shkolla jonë numëron 284 nxënës të cilët do ti nënshtrohen testimit. Gjithçka shkon në rregull, presim të përfundoj, disa e kanë mbaruar të tjerët prite të dalin. Pyetjet formulohen dhe përgjigjet janë të përshtatura me materialin, flas për gjuhën angleze që nuk ka pasur ankesa të tilla”, u shpreh Halit Lita, Ndihmësdrejtor i Sh.M.Sh “Arseni Jovkov”.
Provimi i parë, Gjuhë amtare dhe letërsi, që është i detyrueshme, maturantët e kanë kryer më 4 qershor.
Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, nga gjithsej 15,899 maturantë të regjistruar për maturën shtetërore, 7,135 janë nga gjimnazet, 8,504 nga ato profesionale dhe 260 nga shkollat e artit./ Alsat.mk