Me datë 9 qershor u mbajt ekspozita studentore e Fakultetit te Artit dhe Dizajnit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Në këtë ekspozitë shin të përfshirë punimet e studentëve nga viti i parë deri tek vitet e katërta. Kjo ekspozitë ishte një mundësi e mirë për të gjithë studentët që të shfaqin punët e tyre të suksesshme gjatë këtij viti dhe në të njëjtën kohë që të kontribuojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të Universitetit. Në këtë ekspozitë kishte punime nga më të ndryshmet si piktura, vizatime, punime grafike, fotografi si dhe fusha të ndryshme. Ekspozita u mbajt ne galerinë 365 ne kampusin e Universiteti. E gjithë kjo ekspozitë u realizua nga puna e palodhshme e stafit të Fakultetit të Artit dhe Dizajnit.