“Rezultat e fundit të PISA tregojnë të dhëna alarmante për Maqedoninë e Veriut”

Të dhënat alarmante tregojnë rezultatet e fundit të testimit PISA-s në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri informoi se nxënësit në vend janë nën nivelin mesatar në Ballkanin Perëndimor.

“Matjet e hulumtimeve ndërkombëtare tregojnë se nxënësit tanë kanë sukses nën mesataren në Ballkanin Perëndimor, në vendet e BE-së. Shumica e nxënësve deri në moshën 19 vjeçare nuk e arrijnë nivelin themelorë, sipas testimeve të fundit të PISA”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri para komisionit në Kuvend.

PISA është testimi më i madh ndërkombëtar për cilësinë e arsimit në në botë. Si hulumtim zhvillohet që nga viti 2000, ndërsa operacionet zhvillohen në mbi 85 shtete në të gjithë botën.

Maqedonia përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri më tani ka marrë pjesë në tre cikle: PISA2000, PISA2015, PISA2018. Këtë vit ishte pjesëmarrja jonë e katërt në studim ndërsa zbatues është Qendra Shtetërore e Provimeve.