Enti Shtetëror për Statistika, ka publikuar setin e tretë të Regjistrimit 2021 që kanë të bëjnë me arsimimin dhe karaktaristikat ekonomike të popullatës, personat me aftësi të vecanta dhe një pjesë të karakteristikave të vendbanimeve dhe banesave.
Në popullatën e përgjithshme rezidente të moshës 15 e më lart, sipas shkrim-leximit, siç njofton Klan M, janë regjistruar 18.897 persona ose 1.2% analfabet, prej të cilëve 5.517 janë burra dhe 13.380 gra.
Sipas të dhënave të ESHS-së njofton Klan M, nga popullsia e përgjithshme rezidente të moshës 15 e më lartë janë regjistruar 23.192 persona apo 1.5% pa arsimim, 62.129 ose 4.1% me arsim fillor të papërfunduar, 423.456 ose 27.8% me arsim fillor, 672.375 ose 44.1 me arsim të mesëm, 263.349 ose 17.3% me arsim të lartë, 29.654 ose 1.9% me magjistraturë, 6.037 ose 0.4% me doktoraturë kurse 45.174 persona ose 3% nuk u dihet arsimimi.
Popullata e përgjithshme e aftë për punë e moshës 15 e më lartë është 1.525.366 persona, prej të cilëve 717.769 janë pjesë e popullsisë aktive, ku 608.520 janë të punësuar kurse 109.249 të papunë. Më shumë të papunë janë me shkollë të mesme – 56.701, prej të cilëve 34.313 burra dhe 22.388 gra.
Numri I personave me pengesa në zhvillim është 94.412. Prej tyre 1.8% të moshës 0 – 14 vjec, 43.5% të moshës 15-64 vjec dhe 54.8% të moshës mbi 65 vjec. Sipas llojit të pengesave, pjesëmarrje më të madhe prej 40.7% apo 38.499 persona kanë vështirësi gjatë lëvizjes.
Sipas të dhënave të ESHS-së, nga gjithsejt 839.174 banesa, 63.4% janë të banuara, kurse 36.6% të pabanuara.