Në 12 kopshte edukatoret dhe punonjësit tjerë nuk kanë marrë ende pagat e prillit. Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovana Trençevska, thotë se askujt nuk do t’i shkurtohen pagat për periudhën që kanë qenë në grevë, por problemi qëndron te marrëveshja e re kolektive. Pagat janë dorëzuar sipas marrëveshjes së vjetër, andaj janë kthyer për korrigjim shpjegon ajo.
“Marrë parasysh se i kishin dorëzuar pagat sipas marrëveshjes kolektive paraprake, pagat janë kthyer për korrigjim që të mund t’i korrigjojnë sipas ndryshimeve të reja. Dje 12 kopshte nuk i kanë dorëzuar pagat e korrigjuara, ndërsa shkojnë me një pako të gjitha rrogat. Presim që sot të dorëzohen pagat sipas korrigjimeve dhe udhëzimeve të Ministrisë së punës dhe politikës sociale dhe javën tjetër të gjitha kopshtet do t’i kenë rrogat e muajit prill”- ceklaroi Jovana Trençevska, ministre e punëve dhe Politikave Sociale.
Trençevska u pyet edhe për grevën e përgjithshme që e paralajmëron Lidhja e Sindikatave për të e hënën. Ajo tha se dialogu po vazhdon dhe se nuk do t’i ikin premtimit. /TV21/