Shkolla fillore komunale “Naim Frashëri” nga Kumanova dje ka shënuar 47 vjetorin e themelimit në të cilin morën pjesë dashamirë të arsimit, ish-drejtorë të shkollës dhe mysafirë të tjerë, shkruan Open-TV.
“Shfk “Naim Frashëri “Kumanovë. 25.5.2022. Patronazhi I shkollës. Filluam me aktivitete…..Programa e përgatitur nga nxënësit dhe aktivet profesionale”, ka deklaruar drejtori i shkollës, Muhamed Zeqiri.
Shkolla kishte përgatitur një program të pasur kulturoro-artistik, ashtu siç e meriton poeti Naim Frashëri.
Naim Frashëri pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij e shtriu në fushën e arsimit. Kontributi i tij në këtë drejtim ka qenë aq i madh saqë vështirë se mund t’i gjendet ndonjë shembull.
Këtë emër me krenari e mban emrin shkolla fillore komunale “Naim Frashëri nga Kumanova./Open-TV/