UNT zhvilloi “Ditën e Karrierës 2022”, komuniteti i biznesit takohet me studentët

Me pjesëmarrjen e 27 kompanive private, Entit për punësim, Fondit për Inovacione dhe Zhvillim teknologjik si dhe Odës Ekomonike të Maqedonisë Veriperëndimore, sot para studentëve të univestitetit tonë u zhvillua panairi ‘Dita e Karrierës 2022’.

Pjesëmarrësve të shumtë mirëseardhje u uroi rektori i UNT-së, Prof. Dr. Izet Zeqiri, i cili tha se UNT do të bashkëpunon me partnerët e saj gjatë gjithë vitit akademik, ndërsa programet studimore do ti adapton sipas nevojave dhe kërkesës të tregut të punës.

‘Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup degët studimore i ka të gjitha deficitare për tregun e punës, ndërsa studentët dhe sidomos absolventët pregatiten për sektorin real që në studimet e viteve të para. Ideja e zhvillimit të këtij panariri ishte që të vendosen kontaktet e para mes punëdhënësve dhe punonjësve potencial, ndërsa pas analizave të përbashkëta me Komunitetin e respektuar të biznesit, neve do ti dizajnojmë edhe programet studimore’, tha para të pranishmëve rektori Izet Zeqiri, duke shtuar se UNT do të jetë partnere e vërtetë me Komunitetit të Biznesit.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Drilon Iseni në paraqitjen e tij tha se kompanitë më të mëdha të odës janë prezente në panair, dhe ky fakt e gëzon shumë.

‘Si trekëndësh Qeveri-Akademi-Komunitet Biznesi, ne duhet intensifikojmë bashkëpunimin, me një qëllim të vetëm, dhe pse jo, për interesin tonë të përbashkët, të parandalojmë ikjen e të rinjve jashtë shtetit, sepse çdo kuadër me arsim sipëror që largohet krijon boshllëk në tregun tonë të punës’ tha Iseni.

Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim teknologjik, Festim Halili para studentëve tha se përmes instrumenteve të ndyshme, Fondi ofron mundësinë për mbështetje financiare për zhvillimin e ideve dhe projekteve të biznesit. Halili tha se ky lloj i takimeve të drejtpërdrejta ofron më shumë informacion rreth nevojave reale të tregut.

Në ‘Ditën e Karrierës 2022’, projekt ky i Qendrës së Karrierës dhe Ndërrmarësisë së UNT-së, me prezencën e tyre nderuan kompanitë dhe institucionet si më poshtë : FITR, EUROVIA, KARRIERA MK/ MOTIVI, AGJENCIONI PER PUNESIM, VEZË SHARRI, OEMVP, EKO TEKNIKA, NETING SCHOOL, FLUENT, HALK BANKA, NEPTUN, EAST GATE, DAUTI SHPED, DAUTI KOMERC, EFTINIJA IMPEX, Alma M, TEMPO99, BAOKOP, JUS MB, FRUKT IMPORT, ADRIJUS, MNAVIGATIONS, BE-da Logistics, SMS CONSTRUCTION, MALIQI GROUP, GEMAK, SUPPORT & SOLUTIONS CENTER.

https://www.facebook.com/untshkup/posts/pfbid0coN5DP1VBiNJJAgdfDtGR11EznWmN8qoh1xhNzo1TfGCsfJdfT5zRcLVrxia2Jb6l