Në secilin drejtim (gjimnaz, ekonomi dhe mjekësi) do të ketë bursa vetanake dhe bursa nga MASH për nxënësit e shkëlqyeshëm.
I. NUMRI I NXËNËSVE
ShMQSh “Saraj”-Shkup në vitin shkollor 2022/2023 në vitin e parë regjistrohen 204 nxënës në 6 paralele me mësim në gjuhën shqipe sipas planeve dhe programeve mësimore për:
1. Gjimnaz – 102 nxënës, 3 paralele, minimum 60 pikë
-drejtimi matematiko natyrorë (kombinimi A)
-drejtimi matematiko natyrorë (kombinimi b)
-drejtimi shoqëroro humanitar (kombinimi A)
-drejtimi shoqëroro humanitar (kombinimi b)
-drejtimi gjuhësor-artistik (kombinimi A)
-drejtimi gjuhësor-artistik (kombinimi b)
2. Drejtimi еkonomiк – juridik dhe tregti – 68 nxënës, 2 paralele, minimum 60 pikë
– teknik i ekonomisë
– administrator për biznes
3. DREJTIMI SHËNDETËSI – 34 nxënës , 1 paralele, minimum 70 pikë
-motër medicinale
II. KUSHTET DHE KRITERET E REGJISTRIMIT PËR PËRZGJEDHJEN E NXËNËSVE
Kushtet për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë janë:
– të kenë përfunduar arsimin fillor
– të mos jetë më i moshuar se 17 vjet;
– të përcaktohen për njërin nga plan programete mëposhtme:
а) gjimnaz ;
b) arsim dhe trajnim profesional;
– t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara në Konkurs.
III. AFATET E KONKURSEVE
Aplikimi dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet në një periudhë me afat të regjistrimit me tre aplikime në muajin qershor.
Aplikimi i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve të Schools.mk ose në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “SARAJ”(me ndihmën e komisionit për regjistrim).
Aplikimi i parë i nxënësve do të bëhet më 14 qershor 2022 deri në orën 24:00, dhe më (15 qershor 2022 deri në orën 15:00, përmes aplikimit elektronik.
Lista preliminare e renditjes së nxënësve të regjistruar do të publikohet më 16 qershor 2022 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb faqen www.mon.gov.mk më së voni deri në ora 09:00.
Aplikimi i dytë i nxënësve do të realizohet më 21 qershor 2022 deri në orën 24:00 dhe më 22 qershor 2022 deri në orën 15:00, përmes aplikimit elektronik.
Lista preliminare e renditjes së nxënësve të regjistruar do të publikohet më 23 qershor 2022 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb faqen www.mon.gov.mk më së voni deri në ora 09:00.
Aplikimi i tretë i nxënësve do të realizohet më 28 qershor 2022 deri në orën 24:00, përmes aplikimit elektronik.
Lista preliminare e renditjes së nxënësve të regjistruar do të publikohet më 29 qershor 2022 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb faqen www.mon.gov.mk më së voni deri në ora 09:00.
“Pa një dallim të duhur është e pamundur të meditosh dhe pa medituar është e pamundur të dallosh”.