Maturantët përshëndeten me shkollën. Ata shprehen skeptikë për testimin

Maturantët sot i thanë lamtumirë arsimit të mesëm. Emocionet e ndarjes nga shkolla, shoqëria dhe mësimdhënësit vëreheshin në fytyrat e çdonjërit prej tyre. Por, të gjithë së bashku e për herë të fundit kënduan e vallëzuan. Disa prej tyre të ardhmen e shohin në vendlindje ndërsa shumë të tjerë jashtë vendit.

“Jam maturantë i gjimnazit, jam pak i emocionuar sepse përfunduam shkollën e mesme. Jam I kënaqur me këtë sukses që kemi arrit deri tash. Shpresoj të studioj për grafikë dizajn dhe të kem një të ardhme më të mirë”.

“E mbaruam shkollimin katërvjeçar, unë kam vendos të regjstrohem për biznes. Shpresojmë të kemi sukses edhe në fakultet sin ë shkollë të mesme edhe të gjejmë sa më shpejt punë”.

“Unë do të regjistrohem për studime në Beograd, fatkeqësisht do të largohem nga Maqedoia. Prindërit e mi janë shpërngulur atje dhe unë do ju bashkangjitem. SInqqerisht, atë që e humbëm në vitin e tretë e kompenzuam në vitin e katër, u argëtuam dhe mësuam shumë gjëra dhe jam shumë e lumtur që u rikthyem në shkollë”.

Disa maturantë të tjerë shpresojnë që provimet interne ti kalojnë me sukeses pavarësisht humbjeve gjatë mësimit online dhe periudhës së grevës.

“Akoma nuk kam vendosur se cilin fakutet por do të gjindem. Më tërheq historia por nuk do të regjistrohem për histori duke e ditur se çfarë paga kanë. Mund të mësoj histori vetëm për hobi”.

“Do të regjistrohem në arkitekturë. E ndjej se kjo është zgjidhja ime e sigurtë dhe aty mund të zhvilloj kreativitetin tim ndërsa fakultetin tonë e vlerësoj si ndër më të mirët. I kemi arritur të gjitha por mendoj se në vitin e tretë sikur humbëm shprehinë e të mësuarit për shkak të mësimit online”.

Pas një pauze dy vjeçare për shkak të pandemisë Covid-19, sot në mesditë në sheshin “Maqedonia” në Shkup u mbajt “Parada e Maturës”. Përveç maturantëve të Shkupit, këtë vit në “Paradën e Maturantëve” morën pjesë edhe bashkëmoshatarët e tyre nga Sllovenia, Sllovakia, Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi. /Alsat.mk