Pas dy viteve maturantët do të vallëzojnë përsëri në “Parada e Maturës”

Pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë Covid-19, këtë vit do të mbahet përsëri “Parada e Maturës” dhe nesër (20 maj 2022), saktë në mesditë, në orën 12:00, maturantët do të vallëzojnë kuadril në të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Në Shkup, në sheshin Maqedonia do të mbahet “Parada e Maturës”, ku do të kërcejnë maturantët e 14 shkollave të Shkupit. Maturantët të cilët do të garojnë për vendosjen e rekordit të Ginisit janë nga: SHMQSH “Georgi Dimitrov”, SHMQSH “Rade Jovçevski Korçagin”, SHMQSH “Vëllezërit Milladinov”, SHMQSH “Pançe Arsovski”, SHMQSH “Dr. Pançe Karagjozov”, SHMQSH “Vlado Tasevski”, SHMQSH ” Orce Nikolov”, SHMQSH “Dimitar Vlahov”, SHMQSH ” Lazar Tanev”, SHMQSH ” Shaip Jusuf”, SHMQSH ” Josip Broz Tito”, SHMQSH ” Marija Kiri Skulovska dhe SHMQSH “Koço Racin”.

Mbështetës i manifestimit në Shkup është Qyteti i Shkupit, ndërsa organizator dhe bartës për Republikën e Maqedonisë është Drejtoria për Kulturë dhe Arti -Shkup, ndërsa manifestimi në Shkup realizohet në bashkëpunim me Klubin e vallëzimiti “Ritam Plus”.

Me maturantët e Shkupit në “Paradën e Maturës” këtë vit saktë në orën 12:00 do të vallëzojnë edhe bashkëmoshatarët e tyre nga tridhjetë qytete në: Slloveni, Hungari, Sllovaki, Serbi dhe Malit të Zi.

Qyteti i Shkupit I fton qytetarët që nesër të vijnë në sheshin “Maqedonia” dhe të marrin pjesë në mbajtjen e sivjetme të “Parada e maturës” ku do të vallëzojnë rreth treqind maturantë të Shkupit.

Schoolture.info