Universiteti më i ri shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup do të vazhdojë të rritet dhe të bëhet institucion i njohur i arsimit të lartë jo vetëm në vend por edhe më gjerë në rajon, në të cilën ka mbështetjen e nevojshme nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, veçanërisht në aspektin e kuadrove dhe mjetet për shkencën dhe kërkimin.
Ky është përfundimi nga takimi i sotëm i ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri me rektorin e UNT-së, prof. Dr. Izet Zeqiri dhe me disa anëtarë të tjerë të rektoratit dhe përfaqësues të kuadrit mësimor dhe shkencor të këtij universiteti.
Shaqiri shprehu kënaqësinë me angazhimin udhëheqësisë dhe të punësuarit në institucionin e arsimit të lartë. “Për periudhën relative të shkurtër të themelimit, gjegjësisht për periudhën 5 vjeçare, mundësuam bazë të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të universitetit ku aktualisht studiojnë rreth 3.000 studentë. Ata do të japin kontribut të rëndësishëm në përparimin e përgjithshëm të vendit”, shtoi Shaqiri.