Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova do të përfshihen në projektin rajonal “Sigurimi i cilësisë së punës së koordinatorëve për lidhje me kompanitë”, qëllimi i të cilit është që të rritet cilësia e arsimit profesional përmes komunikimit më të fuqishëm të kompanive dhe shkollave, rrjetëzim të qendrave për arsim profesional dhe trajnim dhe zhvillim të partneriteteve në sektorin privat.
Projekti është dyvjeçar (2022-2024) dhe ka lidhje me atë paraprak – “Shkollat takohen me kompanitë” (2018-2021) në të cilin në vend ishin trajnuar 80 koordinatorë nga shkollat e mesme profesionale që të jenë lidhje ndërmjet shkollave dhe kompanive ku zbatohet trajnimi dhe nga rezultatet e të cilave doli udhëzuesi në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Me projektet e tjera për arsim të dyfisht, projekti i ri real do të ndikojë për uljen e papunësisë dhe për progres ekonomik social dhe progres social në shtet. Do të zbatohet nga Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Bashkëpunim të Agjencisë Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD) dhe Qendrën Vullnetare në Shkup.
Magdalena Kominçini, koordinatore për arsim nga OeAD, në hapjen zyrtare të projektit rajonal theksoi se në mesin e rezultateve të cilat priten prej tyre janë ndihma e koordinatorëve të biznesit që t’i avancojnë aftësitë e tyre dhe lidhjet me sektorin privat, përgatitje të pakos së mjeteve për praktika të mira, masa për sigurimin e cilësisë për mbështetje të efektivitetit dhe komunikimit të koordinatorëve.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu theksoi se MASH-i bën reforma në arsimin e mesëm profesional përmes ridizajnimit të programeve mësimore dhe hapjen e profileve të reja arsimore që të prodhojë kuadër me aftësi dhe kompetenca të cilat i kërkon tregu i punës, ndërsa atyre do t’iu sigurojë punësim të shpejtë.