Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shqyrton të gjitha mënyrat dhe rekomandimet për përfundimin e vitit shkollor deri më 10 qershor. Drejtori i Byrosë për zhvillimin e arsimit duhet të ketë takime me të gjithë drejtorët e shkollave dhe të shihet deri ku është realizimi i programit, deklaroi ministri Jeton Shaqiri.
“Me rekomandimet nga të gjithë drejtorët do të shqyrtohet mundësia si të realizohet pjesa nga programi i cili mbetet. Për vitet tjera, përveç atyre që e përfundojnë klasën e nëntë, do të gjindet mënyrë si të plotësohet pjesa nga programi dhe me fillimin e vitit të ardhshëm shkollor. do të shqyrtohen të gjitha kombinimet dhe nëse përfundon deri më 10 qershor kjo do të jetë me rekomandime nga Byroja. Po shikohen të gjitha mënyrat që deri në 10 qershor të përfundojë viti shkollor, por ende nuk kemi përgjigje zyrtare nga Byroja”, theksoi Shaqiri, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para fillimit të konferencës shkencore ndërkombëtare “75 vjet Institut për pedagogji – Sfida ekukativo-arsimore dhe perspektiva” që mbahet në Ohër.
Lidhur me negociatat me Sindikatën për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) ai përsëriti se po afrohen në qëndrimet për të cilat dy palët sërish do të bisedojnë nesër në takim të ri me një pajtues.
“Nga ana jonë dhe nga ana e SASHK-ut i përbashkët është qëndrimi se po afrohemi me mendime dhe nesër së bashku me pajtuesin do t’i shohim të gjitha rekomandimet që i ka pajtuesi”, tha Shaqiri dhe shtoi se MASH-i do të gjejë zgjidhje për rritjen e pagave të të punësuarve në arsim.
Kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov në pyetje të gazetarëve nëse mësimdhënësit dhe edukatoret duhet ta marrin pagën e plotë për ditët që ishin në greva, u përgjigj se Komuna e Ohrit do të ndajë paga të plota dhe shpreson, tha, se edhe MASH-i e ka qëndrimin e njëjtë.