Përgjigja e ministrit Shaqiri në pyetjen se për sa përqind do të rriten rrogat?!

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, u pyet nëse rrogat do të rriten për 18 për qind, siç ka kërkuar SASHK-u, ose për përqindje më të ulët? Ai tha se ende janë duke biseduar dhe se do të gjendet mënyra kjo të jetë më e mirë.

“Nuk dëshirojë të përmendi përqindje. Dëshirojë që kjo të jetë greva e fundit dhe proces arsimor i ndërprerë. Ndoshta në periudhën e ardhshme do të kemi nevojë për bisedimet tjera, por të mos ketë ndërprerje të mësimit”, tha Shaqiri, raporton Schoolture.info