Shaqiri pas takimit me SASHK-un: Janë përafruar edhe më tepër qëndrimet, javën tjetër marrëveshje definitive

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, tha se sot kanë vazhduar me bisedimet dhe tha se është optimist se në fillim të javës, të hënën ose të martën do të ketë marrëveshje.

“Në këtë fazë, gjatë këtyre 20 ditëve është pozitive që u hapën shumë tema për bisedim edhe në marrëveshjet kolektive që nuk janë nënshkruar më shumë se 20 vite. Mendojë se do të kemi marrëveshje të re kolektive në periudhën  e ardhshëm”, tha Shaqiri, raporton Schoolture.info

Ai tha se qëndrimet po përafrohen dhe se ata kanë pasur vullnet të mirë për të gjetur zgjidhje me SASHK-un.

“Mendojë se jemi afër për të gjetur zgjidhje më të mirë, nuk dua të përmend përqindje, mësimdhënësit do të kenë më tepër kushte pas përfundimit të këtij procesi. Dëshirojë që kjo do të jetë greva e fundit ku do të ndërpritet mësimi. Në periudhën e ardhshme kur do të kemi nevojë për bisedime, por ndërprerje të mësimit të mos ketë”, deklaroi më tej ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Schoolture.info