UNT filloi fushatën promovuese në shkollat e mesme në gjithë vendin

Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup filloi fushatën promovuese të stafit akademik dhe programeve studimore, me gjimnazin më të vjetër në Shkup ‘Zef Lush Marku’, ku në një takim shumë miqësor dhe pozitiv u bashkëbisedua me maturantët rreth planeve të tyre për ndërtimin ne karrierës akademike.

Kordinatori i ekipit promovues, prorektori për Arsim dhe Shkencë Prof.Inor.Dr. Fati Iseni gjatë prezantimit tha se UNT mirëpret çdo maturant, dhe ftoi ata që të bëhen pjesë e historisë së universitetit të vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet, që tashmë ka edhe objektet e veta në qendër të Shkupit.

Prorektori Fati Iseni tha se programet studimore që ofron UNT janë plotësisht deficitare dhe studentët që kanë diplomuar tek ne janë të gjithë të punësuar, edhe në sektorin privat edhe në atë publik.

Pjesë e ekipit të profesorëve që vizituan maturantët e ZLM-së, ishin edhe prorektori për shkencë Prof. Dr. Bekim Fetaji, prorektori për Financa dhe investime Prof. dr. Bujamin Bela, profesorët Kaltrina Zekoli Shaqiri, Olga Popovska, Majlinda Axhiu, Genta Mirzo, Vebi Fazliu, Teuta Zenku, Agron Vrangalla, Aleksandar Dimovski dhe Erhan Avdili.

Maturantët nga gjimnazi ‘Zef Lush Marku’ në Shkup shfaqën interes për degët studimore dhe zhvilluan diskutim me ekipin e profesorëve. Maturantëve iu shpërndanë broshura me informacione lidhur me veprimtarinë e universitetit tonë.