Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot i vazhdojnë negociatat për harmonizimin e pagave të të punësuarve në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe për përcaktimin e afateve përfundimtare për lidhjen e marrëveshjeve të reja kolektive për arsim fillor dhe të mesëm.Takimi i sotëm është caktuar në orën 10 në ambientet e SASHK-ut.SASHK-u dhe MASH-i më 8 maj ranë dakord t’i vazhdojnë negociatat për edhe dhjetë ditë. Reciprokisht është konstatua se nevojitet kohë shtesë për negociim, nën mbështetje të pajtuesit të emëruar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa brenda afatit sipas nenit 27 të Ligjit për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve të punës.Nga SASHK-u atëherë kumtuan se negociatat po lëvizin në linjë përpjetë.