Nxënësi i Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Zef Lush Marku”, Mugni Sela, ka marrë pjesë në turneu ndërkombëtar të karates në Serbi, ku ka arritur të merr fitoret: 2, 1, 1.
“Me kënaqësinë më të madhe ne si institucion, ju njoftojmë se nxënësi jonë Mugni Sela, nga klasa e 3-1, ka marrë pjesë në gara INTERNATIONAL KARATE TOURNAMENT, SHOTO-KAN CUP 2022 VLASOTINCE SERBIA me fitoret e radhës: 2 ,1 ,1
Ne si institucion e përgëzojmë Mugnin, gjithashtu i urojmë suksese të mëtutjeshme në zhvillimin e tij në KARATE”, thuhet në njoftimin e ZLM-së, transmeton Schoolture.info