Është vazhduar afati për bisedime mes SASHK-ut dhe Qeverisë, kanë njoftuar nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Sipas njoftimit në takim është arritur në përfundim nga të dyja palët se është e nevojshme kohë prej më shumë se dhjetë ditë që bisedimet me ndërmjetësuesin e autorizuar të zgjidhet kontesti.
“Në bisedimet e sotshme, të dyja palët e kanë konfirmuar përmbajtjen e rekomandimit me të cilën vazhdojnë bisedimet mes SASHK-ut dhe MASH edhe për 10 ditë në lidhje me pikat të cilët janë lëndë të bisedimeve, në përputhje me vendimin për organizimin e grevës. Me këtë rekomandim është parashikuar në 10 ditët shtesë të përcaktohet përqindja për harmonizimin e rrogave si dhe definimin e afateve përfundimtare për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive për arsim të mesëm dhe fillor”, thuhet në njoftimin e SASHK-ut, transmeton Schoolture.info.
Nga SASHK-u shtojnë se rekomandimi konfirmohet me qëllim që në bisedimet e mëtejshme të mos fillohet nga e para por prej aty ku është arritur pajtueshmëri, me qëllim gjetjen e zgjidhjes optimale për mosmarrëveshjen.
Schoolture.info