Ky është 7 vjeçari Makedon Dimitrievski nga Tetova. Ai inteligjencën IQ e ka 134, që e bën një fëmije gjeni. Ai flet disa gjuhë, si atë gjermane, arabe, kineze dhe angleze.
“Fillimisht mësova kinezisht, më pas i mësova edhe numrat. Më pas edhe anglisht se veçmë edhe dija. Më pas mësova gjuhen gjermane me një profesoreshë tjetër edhe më pas mësova kinezishten, por fillimisht mësova gjuhën arabe, anglisht edhe maqedonisht”, tha Makedon Dimitriveski.
Së fundmi ai fitoi një medalje të artë në nivel botëror në garën e lëndës së matematikës ku pjesëmarrës ishin 4000 garues. Ndonëse është klasa e dytë, ai i zgjidh detyrat e shkollave të mesme.
Tani atij po e intereson gjeografia.
“Mua filluan të më interesojnë gjërat kur filloi të më interesoj madhësia e galaktikës dhe unë i shkrova me një listë për katër orë të gjithë elementet në botë nga atomet më të vogla tek shtetet. Planetët, yjet dhe universet, të gjithë i shkrova”, deklaroi Makedon Dimitrievski.
Makedoni nuk i do lodrat, por librat dhe fletoret, ndërsa njohuritë e shumta i ka marrë përmes internetit. Prindërit r tij thonë se ai parashtron një milion pyetje për të cilat ata shpesh nuk kanë përgjigje.
“Është mjaftë argëtuese, por është edhe e sikletshme pasi që kemi miliona pyetje çdo ditë. Makedoni ka shumë pyetje çdo ditë edhe ai ka shumë pyetje dhe ai na jep përgjigje neve në shumtën e rasteve se sa ne i japim atij. Të jemi të sinqertë në sferat ku ai është i interesuar nuk mundemi edhe t’i përgjigjemi si për shembull, matematikë, astronomi. Ai shkon në gjëra të imta që ne nuk kemi aq njohuri“, tha Vladimir Dimitrievskit, babai i Makedonit.
Por çfarë ofron shteti për këta fëmijë si ky gjeni shtatë vjeçar!?
“Tani për tani sa kemi kontaktuar me prindër që kanë fëmijë të ngjashëm, morëm përgjigje negative nga të gjitha anët pasi në shtetin tonë nuk ka sistem të veçantë që ti artikulon këta fëmijë apo tu jep një drejtim, por morëm përgjigje negative se nuk kemi paralele speciale që kanë IQ inteligjencë më të lartë se standardet”, theksoi Vladimir Dimitrievskit, babai i Makedonit.
Psikologu i shkollës i sugjeroi Makedonit të regjistrohej në një klasë më të lartë, por prindërit vendosën të studiojnë me bashkëmoshatarët e tyre, sepse zhvillimi i tij emocional është i rëndësishëm. Etja dhe pasioni për njohuri të reja për Makedonin po rriten, por për momentin ka vetëm një dëshirë, ai dëshiron të bëhet profesor i matematikës. /TV21.tv/