Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevksa thotë se ka lëvizje dhe sinjale pozitive se së shpejti është e mundur që të arrihet një zgjidhje në mes të SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila do t’u jepte fund pakënaqësive të SASHK-ut dhe pagat në arsim do të rriteshin.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk është pjesë e palëve në mosmarrëveshje. Ata janë MASH në njërën anë dhe SASHK-u në anën tjetër. Nga ministrja e Arsimit më njoftuan se sot në orën 10 do të bëhej një takim. Negociatat vazhdojnë, ka përparim dhe sinjale pozitive se është e mundur që shumë shpejt të arrihet një zgjidhje e përbashkët, që do të thotë ndërprerje e grevës dhe rritje të pagave në arsim”, tha Trençevska në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Strumicë. .
Por, shtoi ajo, le të lëmë kohë që pajtuesi dhe të dyja palët në mosmarrëveshje të udhëheqin negociatat dhe të na informojnë se çfarë do të vendoset në seancat e bordeve të formuara në përputhje me ligjin për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) e ndërpreu grevën më 28 prill pasi mori njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i afrohet zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjes.
Afati maksimal për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve është 20 ditë, dhe afati fillestar është 10 ditë. Nëse brenda 10 ditëve njëra nga palët nuk është e kënaqur, kërkohet formimi i një organi shtesë pajtimi, në mënyrë që procedura të përfundojë në maksimum 20 ditë. Ndërmjetësuese në kontest është Dragica Isailovska-Mitrovska.
Greva e të punësuarve në shkollat fillore dhe të mesme dhe kopshtet ka nisur më 11 prill me kërkesë për rritje të menjëhershme të pagave për 18.4 për qind dhe më pas gjetjen e një metodologjie për harmonizimin e tyre me pagën minimale. Gjatë negociatave sindikatës fillimisht iu ofrua rritje e pagave prej 10 për qind dhe më pas rritje prej 12 për qind, por propozimet nuk u pranuan nga anëtarësia e SASHK-ut.
Në seancën e fundit të Këshillit të SASHK-ut dhe pas shpalljes së anëtarësimit është marrë vendim që kopshtet të rifillojnë punën, ndërsa punëtorët nëpër shkolla kanë mbetur në grevë, e cila është pezulluar më 28 prill pas fillimit të ndërmjetësimin.